Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe Skenderajt deri më tash kanë realizuar hapjen e 17 bunareve në shkollat e këtyre dy komunave, të cilat kishin probleme të furnizimit me ujë.
Me projektin e hapjes së bunareve i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada, përveç furnizimit me ujë, tani do të mundësohet edhe ngritja e nivelit të higjenes në hapësirat e shkollave.
Me qëllim të mbështetjes së arsimit, Islamic Relief Kosova do do të vazhdojë të kontribuojë në plotësimin e nevojave të shkollave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në përgjithësi.