Derisa sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve, Islamic Relief çmon guximin, forcën dhe vendosmërinë e refugjatëve anembanë globit për të tejkaluar pengesat me të cilat ata përballen çdo vit.
Me qëllim të luftimit të diskriminimit dhe lehtësimit të integrimit, Islamic Relief ka vënë në dispozicion burimet e veta për të mbrojtur, fuqizuar dhe krijuar mjete të qëndrueshme jetese për shumë refugjatë në vendet në të cilat Islamic Relief operon.
Ne përpiqemi dhe udhëhiqemi drejt krijimit të një shoqërie të barabartë të bazuar në vlerat tona thelbësore, ku komunitetet fuqizohen, detyrimet sociale përmbushen dhe njerëzit përgjigjen si një ndaj vuajtjeve të të tjerëve.