Trajnimi i stafit të Islamic Relief për Media & Communicaton
Stafi i Islamic Relief Kosova dhe Islamic Relief Albania po marrin pjesë në trajnimin një javor për Media & Communicaton që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Trajnimi organizohet nga Islamic Relief Worldwide në kuadër të avancimit të vazhdueshëm të stafit për zyret partnere mes të cilave janë edhe Islamic Relief Kosova dhe Shqipëria.
Qëllimi i trajnimit është të rrisë dukshmërinë e programeve dhe projekteve lokale, të ndërtojë kapacitetin e departamenteve të komunikimit për të nxjerrë në pah nevojat, kontekstin, sfidat si dhe të ndërtojë marrëdhënie për të ofruar mbështetje të vazhdueshme.