Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës sot bënë shpërndarjen e 94 motokoltivatorëve për të mbështetur fermerët e kësaj komune. Ky projekt u financua nga Islamic Relief UK në kuadër të projekteve të vazhdueshme për zhvillim ekonomik.
Fillimisht në Sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës u bë nënshkrimi i kontratave me 94 fermerët përfitues, e pastaj u bë edhe shpërndarja e motokoltivatorëve, me ç’rast kryetari i Komunës z. Bedri Hamza e falënderoi Drejtorin e Islamic Relief Dr. Mohamed Soliman për mbështetjen e dhënë.
Ky projekt ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e fermerëve që përmes pajisjes me këto mjete të nevojshme të punës të arrijnë të gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme që familjet e tyre të kenë stabilitet financiar.