Shumë prej vështirësive me të cilat u përballën familjet në nevojë gjatë vitit 2020, u bartën edhe në vitin 2021, pasi 23% e popullsisë së Kosovës është ende e varfër, ndërsa 5% e popullatës jeton në varfëri ekstreme.
Islamic Relief edhe gjatë vitit 2021 vazhdoi t’u dalë në ndihmë njerëzve në nevojë, duke implementuar 18 projekte në 26 komuna të ndryshme, që ndikuan në përmirësimin e jetës së 27 258 njerëzve.
Zhvillim
Në bashkëpunim me komunat e Mitrovicës, Pejës, Gjilanit, Vushtrrisë, Klinës, Obiliqit, Skenderajt e Hanit të Elezit, u realizuan 8 projekte për përmirësimin e jetës, lehtësimin, gjenerimin e të ardhurave dhe pavarësimin ekonomik të familjeve të varfra. Në kuadër të këtyre projekteve u shpërndanë:
– 294 serra
– 107 lopë
– 760 dele
– 3600 pula.
Po ashtu mundësuam qasje në ujë të pijshëm për 185 familje duke përfshirë bunaret, sanitarinë dhe higjienën.
Shëndetësi
Me stafin e angazhuar mjeksëor realizuam 27 000 vizita shëndetësore për familjet e varfra, fëmijët jetimë, nënat lehona, foshnjat e sapolindura, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.
Edukim dhe aftësim
Ofruam mësime plotësuese shkollore dhe kurse të ndryshme për 650 nxënës dhe të rinj ndërsa 1400 fëmijë jetimë u pajisën me çanta shkollore.
Aktivitete humanitare
U bënë 2400 vizita tek familjet me fëmijë jetimë. Çdo muaj sponsorizuam 1400 familje me fëmijë jetimë, kurse në Ramazan shpërndamë 6498 pako ushqimore dhe shtruam 4500 iftare për familjet tona me jetimë dhe rastet sociale.
Ndërsa gjatë ditëve të Bajramit, kurbani juaj mbushi sofrat dhe gëzoi 4860 familje duke shpërndarë edhe 2000 dhurata për fëmijët jetimë.
Gjatë këtij dimri ndihmuam 2300 familje duke shpërndarë:
– 2300 pako ushqimore në vlerë prej 50€
– 260 shporetë për dru
– nga 5m dru për 700 familje
– veshmbathje për 713 familje
– 290 rrobalarëse
3 familje jetimësh në kushte tejet të vështira u bënë me shtëpi.
Ndërsa përmes shitjes së maskave u ndihmuan edhe fëmijët me aftësi të kufizuara duke iu siguruar atyre karroca speciale.
Që nga viti 1999 kur Islamic Relief u bë organizata e parë humanitare e regjistruar në Kosovë, ne kemi ndihmuar familjet me fëmijë jetimë, njerëzit në nevojë, ata me asistencë sociale. Me zemërgjerësinë dhe ndihmën e donatorëve, ne kemi reaguar edhe në situata emergjente kur ishte nevoja.
Nidhma juaj përmirësoi jetën e dhjetëra mijëra njerëzve
Ata luten çdo ditë për ju!
Ne dërguam në vend amanetin tuaj!