Që nga shpërthimi i korona virusit nga Mesi i Marsit 2020, zyrtarët në Kosovë mbajtën takim urgjent me të cilin u vendos që të gjitha institucionet arsimore dhe objektet të pezulloheshin duke përfshirë çerdhet, kopshtet, shkollat ​​dhe universitetet. Për më tepër, kufizimet në lëvizje u përshkallëzuan gradualisht për të përfshirë tregjet lokale të ushqimeve, kafenetë, klubet sportive, sallat e dasmave dhe shumë ambiente të tjera. Për shkak se ka shumë deficit në buxhetin e Kosovës dhe nuk kishte shumë për të mbështetur këto shtresa te popullsisë , veçanërisht këto segmente të cenueshme të shoqërisë kosovare po përballeshin me kohërat më të vështira.

Për shkak të këtyre kufizimeve, shumë familje të rrezikuara ishin të izoluara në shtëpi dhe kishin humbur punën, sidomos familjet në zonat rurale, pa asnjë mënyrë për të gjeture rrugëdalje në nevojat e tyre urgjente dhe për të siguruar ushqim për familjet e tyre.
Prandaj, ishte thelbësore që IR Kosova t’u siguronte atyre nevojat themelore të ushqimit dhe produkteve të higjienës.

Prandaj, ky projekt synonte të siguronte siguri ushqimore dhe të përmirësonte higjienën për këto familje të cenueshme.
Si rezultat, IR Kosova siguroi ushqime dhe artikuj higjienikë për 1,191 familje në Kosovë te sponzuara nga IR USA dhe 4765 familje jane sponzuaruar nga Local Fundraising, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale – ekipet e emergjencave të Komunave të synuara.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT