Mbështetje shëndetësore për familjet e varfra, nënat gjidhënëse dhe foshnjat e porsalindura, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara në Kosovë ne komunën  Vushtrrisë

Duke qenë se shërbimet e kujdesit shtëpiak nuk ekzistojnë në sistemin shoqëror dhe shëndetësor të Kosovës, familjet, posaçërisht familjet e varfra, bëhen të pafuqishme në sfidat e tyre të përditshme për t’u kujdesur për nënat lehona, foshnjat e sapolindura, të moshuarit, me aftësi të kufizuara dhe anëtarët e familjes kronike.

Ka një sërë sëmundjesh qe çdo dite po ballafaqohen ekipa e infermierëve dhe doktorëve ne teren, për shembull tek të moshuarit sëmundjet e zakonshme janë dëmtimet e shikimit dhe dëgjimit, çrregullimet e sistemit nervor qendror, sëmundjet e zemrës, presionin e lartë të gjakut dhe nivelet e sheqerit. Megjithëse këto sëmundje në shumicën e rasteve nuk kërkojnë shtrim në spital, ato shpesh kërkojnë ilaçe dhe paraqesin kufizime serioze për njerëzit e prekur.

Detyrat e rëndësishme të përditshme të tilla si higjiena personale, ngritja nga shtrati, marrja ne kohe e ilaçeve, dhe trajtimi i plagëve për ata qe kane, shpesh nuk mund të menaxhohen më nga vetë të moshuarit. Përveç kësaj, anëtarët e familjes që kujdesen për të sëmurët e tyre po përballen me një dilemë – a duhet të dalin ata për të siguruar te ardhura për familjen apo të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për te sëmurët?
Kjo e fundit do të thotë se ata nuk janë në gjendje të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre, gjë që siguron një barrë shtesë financiare për familjet tashmë të varfra në Kosovë.

Qindra qytetare te Komunës se Vushtrrisë  janë trajtuar dhe kujdesur ne baza ditore apo edhe javore nga ekipa e infermiereve dhe doktorëve qe kane qene gjate gjithë kohës ne shërbim te qytetareve me shërbime te kujdesit shtëpiak.

Është faza e V qe është duke u implementuar ky projekte ne komunën e Vushtrrisë
Shume qytetareve te cilët kane qene me probleme shëndetësore kane përfituar nga vizita për shërbime kujdestareve.

Mbeshtetur nga IR SWISS

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT