Për disa ditë me radhë, patëm kënaqësinë të mirëpresim 30 vullnetarë të projektit ‘Inspire Changemaker’ nga Islamic Relief Canada, së bashku me themeluesin e Islamic Relief Worldwide, Dr. Hany El-Banna.
Së bashku vizituam disa nga projektet tona në terren, ku patëm mundësinë të takojmë familjet përfituese, të bashkëbisedojmë si dhe të shohim nga afër ndikimin që kjo mbështetje po sjell në komunitetet në nevojë.
Krahas vizitave në terren, patëm rastin të ndalemi edhe në disa prej vendeve më të bukura dhe monumenteve më të rëndësishme historike të Kosovës për ta parë nga afër trashëgiminë dhe kulturën tonë.
Përveç kësaj me mysafirët nga Kanadaja, vizituam edhe disa nga projektet tona në Maqedoni të Veriut, ku i takuam të rinjtë që po aftësohen në programim dhe teknologji informative.
Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT