Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, për tri ditë rresht bën shpërndarjën e 194 pajisjeve bujqësore për fermerët lokalë, duke forcuar sektorin e bujqësisë.
Gjithsej u shpërndanë:
10 Roto kosa
97 Freza 1.6
10 Plug 2-rendor
10 Pjatorë
19 Mbjellëse gruri
20 Spërkatëse 400L
3 Mbjellëse dy-rendore për patate
3 Atomizer 400L
22 Mbjellëse misri 4-rendore
Gjatë shpërndarjes ishin të pranishëm zv. drejtoresha e Islamic Relief Kosova, Albulena Gashi, si dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Fadil Nura, i cili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që organizata ofron për fermerët dhe qytetarët e komunës.
Ky projekt, i mbështetur nga Islamic Relief USA, synon të fuqizojë fermerët dhe të krijojë kushte për një jetesë të qëndrueshme dhe stabilitet financiar për familjet e tyre.
Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT