Islamic Relief Kosova, në bashkëpunim me Komunën e Klinës, vazhduan mbështetjen në sektorin e bujqësisë duke shpërndarë 167 pajisje bujqësore për fermerët lokalë. Gjithsejt u shpërndanë:

• 23 Freza 2.0
• 31 Freza 1.6
• 37 Motokultivatorë
• 20 Spërkatëse
• 20 Shpërndarëse të plehut artificial
• 6 Grirëse bari
• 10 Trina
• 10 Grabuja diellore
• 10 Makina për grurin

Gjatë shpërndarjes, ishin të pranishëm drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, si dhe kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, i cili u shpreh shumë i kënaqur për mbështetjen e vazhdueshme që organizata ka ofruar për këtë komunë dhe qytetarët e saj.

Ky projekt, i mbështetur nga Islamic Relief Canada, ka si qëllim përkrahjen e fermerëve të Komunës së Klinës me pajisje bujqësore moderne, për të ndihmuar ata në gjenerimin e të ardhurave të qëndrueshme për familjet e tyre.

Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT