Islamic Relief pranoi mirënjohje nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së
Puna e palodhshme e Islamic Relief Kosova dëshmohet edhe me mirënjohjet të cilat i pranojmë. Sot stafi ynë pranoi një mirënjohje nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së – dega në Prishtinë për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar familjeve të dëshmorëve.
Kjo është një motiv shtesë që ta vazhdojmë punën dhe mbështetjen e familjeve që kanë kanë kontribuar në lirinë e vendit.