Stafi i Islamic Relief Kosova po qëndron në një vizitë disa ditore në Stamboll për të marrë pjesë në ‘Fundrasing Forum’, në të cilin pjesëmarrës janë edhe zyret partnere të Islamic Relief nga Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Spanja, Republika e Irlandës, Norvegjia, Finlanda, Turqia dhe Katari.
Ndër të tjera, takimi i organizuar nga Islamic Relief Worldwide po shërben edhe për ta prezantuar punën dhe të arriturat e të gjitha zyreve partnere gjatë kampanjës dhe muajit të Ramazanit, për ta vlerësuar punën e deritashme, e për t’i shkëmbyer përvojat dhe mësimet e nxjerra, ku Islamic Relief Kosova u vlerësua si zyra më e suksesshme nga zyret prezente.
Pjesëmarrësit po ashtu kanë mundësinë të ndjekin trajnime të ndryshme, përfshirë edhe atë të themeluesit të Islamic Relief Worldwide, Dr. Hany el Benna si dhe atë të gazetares dhe producentes së Al Jazeera, Rawaa Auge lidhur me narrativën humanitare.
Stafi po ashtu do ta vizitojë edhe në zyren partnere Islamic Relief Turkey në Stamboll, me ç’rast do të realizohen edhe disa vizita tek familjet me fëmijë jetimë dhe ato të refugjatëve.