Stafi i Islamic Relief Kosova po qëndron në një vizitë disa ditore tek Islamic Relief Deutschland në Koln të Gjermanisë.
Drejtori i Islamic Relief për Kosovë dhe Shqipëri Dr. Mohamed Soliman, Albulena Gashi (Udhëheqëse e Depatamentit te programeve) si dhe Vegim Rashiti (Koordinator për media dhe komunikim) prezantuan punën, projektet dhe të arriturat e organizatës në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Takimet mes Islamic Relief Kosova dhe Islamic Relief Deutchland do të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim për të diskutuar për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy zyreve partnere.