Uji i pastër, pajisjet sanitare dhe higjienike për komunitetet në nevojë në Kosovë.

Islamic Relief Kosova ka implemtuar me suksese projektin per mbështetjen e familjeve ne nevoje me ujë te pijshëm dhe paisje sanitare.

Organizata jonë ka programin e Departamenteve të Jetimëve dhe rregullisht viziton familjet, të cilat vazhdimisht kanë raportuar mungesë të higjienës së duhur dhe ujit të pastër. Për më tepër, ka disa familje që kanë shumë borxhe për shkak të mungesës së të ardhurave në mbulimin e shpenzimeve të tyre mujore, nuk kane mundësi te bëjnë zgjidhje per familjet e tyre ne këtë drejtim.

Ky projekt ka vazhduar me sukses me bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Departamentin e Jetimëve  ne Islamic Relief Kosova dhe Departamentet Sociale të Komunave te ndryshme te Kosovës.

Përmes këtij projekti, janë hapur bunarë dhe janë vendosur sisteme të furnizimit me ujë në shtëpitë e përfituesve për të siguruar kështu qasje  ne ujë te pijshëm.

Për të maksimizuar ndikimin e këtij projekti, ne përshtatëm një qasje të integruar përmes ndërthurjes së furnizimit të sigurt dhe adekuat të ujit, promovimin e pajisjeve higjieno-sanitare, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të popullatës përfituese në mbajtjen e higjienës personale dhe kanalizimeve mjedisore.

Për më tepër, jetimët e rritur janë trajnuar dhe kanë luajtur një rol aktiv në këtë projekt në mënyrë që të mbështesin familjet e tyre. Kjo është më e rëndësishme se kurrë, veçanërisht përballë krizës COVID-19 që ka tronditur botën.

Përmes këtij projekti kemi hapur 36 bunarë dhe kemi arritur të ndërtojmë 96 banjo per familje me jetim dhe te varfure dhe 12 familje tjera janë pajisur me elemente higjieno-sanitare për riparimin e banjës.

Mbeshtetur nga IR USA

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT