Në një format më ndryshe, Islamic Relief Kosova organizoi trajnimin një ditor së bashku me nënat vetushqyese.
Përmes aktiviteteve të ndryshme kemi nxitur kreativitetin e fëmijëve, bashkëveprimin nënë-fëmijë në mënyrë që nënat të njohin më mirë personalitetin e fëmijëve të tyre. Ligjëruese në këtë trajnim kishim Anita Sadikaj, psikologe.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të edukimit, me mbështetje nga Islamic Relief Deutschland.