Një drekë pune me përfaqësuesit e Komunës së Obiliqit për të diskutuar impaktet e projekteve të përbashkëta që realizum gjatë vitit 2021 në shëndetësi dhe bujqësi.
Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për mundësitë tjera të bashkëpunimit në këto dhe fusha të tjera në bazë të nevojave të Komunës.
Në fund, në shenjë falenderimi, Kryetari i Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi i dorëzoi një mirënjohje Drejtorit të Islamic Relief Kosova Dr. Mohamed Soliman