Në kuadër të bashkëpunikmeve të shumta Islamic Relief Kosova ka zhvilluar takimin me Kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama. Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit lidhur me iniciativat që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien sociale të qytetarëve.
Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Islamic Relief Kosova vazhdimisht ka kontribuar në rimëkëmbjen e vendit duke u fokusuar kryesisht në zhvillimin e jetesës së qëndrueshme, mirëqenien psiko-sociale të fëmijëve jetimë, edukim, shëndetësi dhe programet e infrastrukturës dhe zhvillimit.