Duke u munduar të jemi gjithmonë pran njerëzve në nevojë, Ismalic Relief Kosova është duke ofruar mbështetje për familjet e prekura nga vërshimet në Komunën e Skenderajt.
Përfaqësuesit e Islamic Relief Kosova patën edhe një takim me Kryetarin e komunës Fadil Nura.
Në takim u diskutua për evidentimin e dëmeve të shkaktuara dhe nevojën për vazhdimin e mbështetjes për familjet e prekura nga vërshimet.
Përveç pakove ushqimore dhe gjërave tjera të nevojshme, mbështetja do të përfshijë edhe renovimin e shtëpive për disa nga familjet më të prekura.
Në kuadër të evidentimit të dëmeve nga vërshimet, stafi i Islamic Relief Kosova vazhdimisht po qëndron në terren në komuna të ndryshme me qëllim të lehtësimit të gjendjes së shkaktuar nga vërshimet.
Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT