Shpërndarjen e 1660 pakove ushqimore në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike
Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike (masa 3.4), Islamic Relief Kosova bëri shpërndarjen e 1660 pakove ushqimore në Komunën e Drenasit dhe të Skenderajt.
Islamic Relief Kosova u përzgjodh nga Qeveria e Kosovës si një prej fituesve për shpërndarjen e pakove ushqimore për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë krizës ekonomike dhe ngritjes së çmimeve të produkteve esenciale për jetesë.