Islamic Relief në bashkëpunim me organizatën partnere Kalliri i Mirësisë sot bënë shpërndarjen e 150 koncentratorëve të oksigjenit në Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Projekti emergjent për shpërndarjen e koncentratorëve të oksigjenit mbështetet nga Islamic Relief USA, ndërsa shpërndarja u realizua në kordinim me Ministrinë e Shëndetësisë nën mbikqyrjen e drejtorit të Islamic Relief për Kosovë dhe Shqipëri, Dr. Mohamed Soliman, kryetarit të O.H Kalliri i Mirësisë z. Nexhat Lika, ministrit të shëndetësisë, z.Bekim Sali, drejtorit organizativ në Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë, z.Suat Shaqiri.
Shpërndarja e koncentratorëve të oksigjenit të cilët do të shërbejnë për nevojat e pacientëve njëkohësisht po bëhet edhe në Kosovë, ku deri më tani janë shpërndarë 83 koncentratorë, derisa ditëve në vazhdim do të shpërndahen edhe 30 të tjerë.