Edhe këtë vit, Ditën Botërore të Sindromit Down po e shënojmë me Diarin, të cilin ne jemi munduar ta mbështesim pas vdekjes së babait të tij.
Ai është një fëmijë shumë i dashur dhe i talentuar në art. Diari dhe shumë fëmijë të tjerë kanë shumë për të thënë. Ata kanë mendime, ide dhe u pëlqen të bisedojnë, e po ashtu janë shumë të vetëdijshëm se si te tjerët i perceptojnë dhe kujdesen për ta. Ata lëndohen njësoj, ashtu si lëndohemi edhe ne.
Edhe individët me sindromin Down kanë shpresa dhe ëndrra, që gjithashtu duan të jenë një faktor ndryshimi në botë. Ata kontribuojnë në familjet e tyre, në shkolla, në ambiente pune me kolegët e tyre si dhe në shoqëri.
A po m’sheh? A po e sheh se sa te ngjashëm jemi?
Jepi kohë për ta dëgjuar dhe bëhu shoku i ndonjë personi me sindromin Down!
Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT