Islamic Relief synon të ushqejë njerëzit në të gjithë botën. Ne i ndihmojmë komunitetet të fillojnë të punojnë në ferma dhe të ujisin tokat, të cilat pastaj mund të mbijetojnë në kushte të vështira, në mënyrë që të kënë ushqim gjatë gjithë vitit.
Kur ndodhin thatësira, tërmete, përmbytje apo konflikte, Islamic Relief është gjithmonë aty për të siguruar ndihmë dhe mbështetje për shpëtimin e jetëve.
Aty ku kërkohet mbështetje e menjëhershme, ne u sigurojmë ushqim thelbësor familjeve për t’iu ndihmuar të mbijetojnë kur ato të jenë në situatat më të vështira.
Kjo ndihmë mund të jetë në formën e një pakoje ushqimore familjare e cila përbëhet nga ushqimet kryesore si orizi, makaronat, fasulet dhe buka. Ne gjithashtu kemi qendra për ushqimin e njerëzve, në të cilat ushqehen fëmijët e kequshqyer, duke iu ndihmuar atyre ta rimarrin fëmijërinë e tyre.
Në mjedise më të qëndrueshme, ne i ndihmojmë komunitetet të fillojnë punën në ferma dhe të mësojnë aftësi të reja në mënyrë që ata të mund të kenë ushqim gjatë gjithë vitit.
Qëllimi ynë është të mundësojmë që familjet dhe komunitetet e tëra të mbajnë veten e tyre dhe të mos mbështeten më në bamirësi për mbijetesë, duke u çliruar kështu njëherë e mire nga varfëria.
Profeti, Muhamed ka thënë: “Ka një shpërblim për dhënien e ushqimit dhe pijeve për çdo krijesë të gjallë.” (Buhariu)