Profeti Muhamed ka thënë: “Forma më e mirë e bamirësisë është dhënia e ujit (për të pirë)”.
Uji është shumë më tepër sesa thjeshtë nevojë për ta shuar etjen. Ai është po ashtu i nevojshëm për gatimin e ushqimeve, për të mbjellat, bagëtitë, higjienën personale, për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve si dhe shumë nevoja të tjera të përditshme.
Islamic Relief synon t’ua përmbushë nevojat duke ua siguruar ujin e nevojshëm për të jetuar njerëzve në gjithë botën.
Si po ndihmon Islamic Relief?
Kur ndërtojmë një sistem, ne duam të sigurohemi që pasi të largohemi, vendasit kurrë më të mos kenë nevojë të kërkojnë ndihmë që të kenë përsëri qasje në ujë. Kjo është arsyeja pse ne i qasemi këtij problemi me shumë seriozitet e kujdes të shtuar në çdo zonë. Ne hapim bunare në shumë vende, por në disa zona nuk ka ujë nëntokësor, kështu që hapja e një bunari nuk do të funksionojë, andaj ajo çfarë ne veprojmë në këto raste është ndërtimi i një sistemi të grumbullimit të ujit nga shiu, që ndihmon në ruajtjen e ujit.
Në vendet që kanë lagështi dhe me reshje shiu, të ndjekura nga periudha të gjata e të thata, ne ndërtojmë mikro-diga dhe rezervuare, të cilat i mundësojnë një fshati të ruajë ujin në mënyrë të sigurt për ta përdorur atë gjatë gjithë vitit. Po ashtu për t’i shpëtuar gratë dhe fëmijët nga punët e vështira fizike të pompimit të ujit me dorë, ne ndërtojmë dhe shfrytëzojmë bunaret me energji natyrore me energji diellore. Nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e sistemeve, por edhe me rregullimin e jetës së njerëzve.
Pesë vjet më parë, më shumë se 50,000 pika të grumbullimit të ujit në të gjithë Afrikën kishin dështuar, sepse askush nuk i kishte mësuar komunitetet se si t’i mirëmbajnë dhe riparojnë kur ato të prishen. Ne i trajnojmë banorët vendas që të kujdesen për sistemet e tyre të reja si dhe i mësojmë ata se si ta përdorin ujin në mënyrë të sigurt për të përmirësuar shëndetin dhe higjienën e tyre, në mënyrë që kur të largohemi, atyre t’ju jetë dhënë me të vërtetë ujë për të gjitha situatat jetësore.
Një dhuratë e bekuar
“Kur një person vdes, të gjitha veprat e tij përfundojnë përveç tri llojeve të veprave: bamirësisë së vazhdueshme, dijes së dobishme dhe një fëmijë që lutet për të” – thënie nga Profeti Muhamed.
Bamirësia, sadakaja e vazhdueshme është një nga veprimet më të vlefshme që mund të bëjmë në këtë jetë, e cila vazhdon të na sjellë dobi të shumta edhe në jetën tjetër. Ne shpresojmë që projektet tona të ujit nuk janë vetëm një bamirësi që siguron ujë për vitet që vijnë, por një bamirësi e vazhdueshme që gjithashtu përfshinë njohuri të dobishme, duke mësuar komunitetet të kenë ujë dhe të mbajnë veten dhe fëmijët e tyre të shëndetshëm, me njohuri të cilat do të përcillen nëpër breza!