Islamic Relief synon të jetë i pari në terren kur shfaqet ndonjë emergjencë, duke iu ndihmuar menjëherë atyre që preken nga fatkeqësitë.
Kurdo që ndodhin thatësira, tërmete apo përmbytje, ne jemi atje duke siguruar furnizime jetëshpëtuese për njerëzit që kanë humbur gjithçka.
Ne jo vetëm që mundohemi të shpëtojmë jetë, por edhe u ndihmojmë njerëzve ta rindërtojnë jetën e tyre, madje qëndrojmë pranë tyre edhe pasi situata të jetë qetësuar e të ketë kaluar rreziku.
Por ne nuk ndalemi vetëm me kaq. Aty ku njerëzit preken vazhdimisht nga të njëjtat fatkeqësi natyrore, ne punojmë drejt uljes së rrezikut nga fatkeqësitë tjera potenciale për të parandaluar viktimat e mundshme.
Në vendet të cilat vuajnë nga përmbytjet, ne ngremë shtëpi në bazamente të forta në mënyrë që uji të mos arrijë në shtëpi e t’i shkatërrojë ato, në mënyrë që t’i mbojmë njerëzit për vitet e ardhshme.
Nga ana tjetër, në vendet e goditura nga thatësirat, ne ndërtojmë bunare që qëndrojnë gjatë dhe mbjellim bimë të cilat mund të mbijetojnë në mot të thatë, që familjet të mos përballen me uri.