Kurbani do të thotë sakrificë. Çdo vit gjatë muajit hënor të Dhul Hixhes, myslimanët në të gjithë botën therin një kafshë (një dhi, dele, lopë apo deve) për të reflektuar gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin, për hir të Zotit.
Dhuro Kurbanin tënd sot!
Kurbani jep shpresë
Gjatë gjithë jetës sonë, secili prej nesh bën sakrifica për t’i ndihmuar miqtë, familjen dhe fqinjët tanë. Duke sakrifikuar atë që kemi për t’i ndihmuar ata të cilët kanë nevojë, ne ofrojmë solidaritet dhe shpresë. Tani për tani, 1 në 9 njerëz në gjithë botën po luftojnë me urinë kronike. Sidoqoftë, ende ka shpresë: duke dhuruar një kurban për këtë festë bajrami, ju mund të ushqeni një familje në nevojë.
Dhjetë ditët e para të muajit hënor Dhul Hixhe janë ditët më të vlefshme të vitit dhe më të dashura nga Allahu. Prandaj, duke dhuruar në Islamic Relief, ju mund të korrni shpërblimet e këtij muaji të bekuar.
Allahu thotë në Kuran:
“Andaj, ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”. (108: 2)
Vetëm vitin e kaluar, donacionet tuaja na mundësuan që të sigurojmë mish cilësor për rreth 6000 familje në kushte të vështira në gjithë territorin e Kosovës. Falë Zotit, donacionet tuaja siguruan një burim shumë të rëndësishëm ushqimi për familjet dhe individët në nevojë.
Këtu në Islamic Relief, ne sigurohemi që të përdoret vetëm mishi me cilësinë më të mirë dhe të gjitha procedurat e kurbanit bëhen sipas traditës profetike. Ne jemi të pa kompromis kur bëhet fjalë për cilësinë dhe sigurinë dhe po ashtu furnizohemi tek furnizuesit vendorë për ta ndihmuar ekonominë e vendit.
Derisa kujtojmë përkushtimin e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar për hir të Allahut, bëjeni edhe ju sakrificën tuaj përmes Islamic Relief dhe mbështetni familjet në nevojë.
Dhuroni sakrificën tuaj – Dhuro tani!
Dhurimi i kurbanit tuaj do të sjellë një buzëqeshje për mijëra familje në ditët e bekuara të festës së Bajramit.