Për disa prej njerëzve, dimri është një stinë e këndshme në të cilën ata i nxjerrin nga raftet e tyre veshjet dhe pajisjet dimërore për ta vizituar ndonjë vend të bukur me borë e për t’u argëtuar. Për mijëra të tjerë në vendin tonë, e miliona njerëz në gjithë botën, stina e dimrit është çështje mbijetese.
I ftohti, bora, akulli dhe stuhitë e ndryshme përbëjnë shumë sfida për ata që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, me shtëpi të dëmtuara apo pa strehë fare, e pa ndonjë mbrojtje adekuate.
Andaj, përmes kampanjës së dimrit, Islamic Relief Kosova ka për qëllim mbledhjen e fondeve nga bamirësit për të blerë dru për ngrohje, batanije, pako ushqimore dhe veshmbathje për 1700 familje me fëmijë jetimë nga e gjithë Kosova.
Islamic Relief Kosova ka në përkujdesje rreth 1700 familje me fëmijë jetimë nga gjithë territori i Kosovës, prej të cilëve 130 fëmijë janë me probleme shëndetësore, 34 fëmijë me sëmundje të rënda apo të hendikepuar, 43 fëmijë janë pa të dy prindërit, 150 familje me fëmijë jetimë detyrohen që çdo muaj të paguajnë qira për banim.
Sot, ju mund të ndani ngrohtësi me mijëra njerëz të cilët përballen me kushte tejet të vështira duke na ndihmuar t’u dhurojmë dru për ngrohje, batanije, dyshekë, rroba dimri, shporetë dhe pajisje të tjera ngrohëse për ata që kanë shumë nevojë për to.
Ofroni ngrohtësi këtë dimër për familjet me fëmijë jetimë dhe ato në kushte të vështira duke dhuruar përmes kampanjës sonë.