Në kuadër të projektit të integruar për shëndetësi, Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Gjilanit mbajtën një aktivitet të përbashkët lidhur me ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.
Në Qendrën Kryersore të Mjekësisë Familjare në Gjilan – Departamentin e Mamografisë, Dr.Muharrem Sadiki, Donjeta Ajeti bachelor i Radiologjisë dhe Sherife Berisha – teknike e radiologjisë në QKMF – Kamenicë, mbajtën ligjërata vetëdijesuese për rëndësinë e mamografisë në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ndërkohë, muaj më parë, në mbështetje të Islamic Relief Canada, pikërisht në Komunën e Gjilanit është bërë inaugurimi i aparaturës së mamografisë, përmes së cilës mund të bëhen rreth 40 inçizime brenda ditës, njëkohësisht duke iu mundësuar qytetarëve të kësaj ane që shërbimet shëndetësore laboratorike dhe mamografisë t’i kryejnë në Gjilan, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Prishtinë apo Shkup.

Rendesia-e-rezonances-ne-zbulimin-e-kancerit-te-gjirit

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT