Fillon punëtoria mbi planin e biznesit dhe ndërmarrësisë!
Islamic Relief Kosova filloi mbajtjen e punëtorisë mbi planin e biznesit dhe ndërmarrësisë. Së bashku me ligjëruesit, Vjosa Fejza Ademi dhe Edon Fishekqiu, u realizua ndarja e grupeve me short si dhe pjesëmarrësit u njoftuan mbi modulet e punëtorisë.
Punëtoria do të fokusohet në 4 module kryesore:
• Kuptimi i planit të biznesit dhe gjenerimi i ideve
• Hulumtimi dhe analiza e tregut
• Plani i marketingut
• Plani financiar
Në fund të kësaj punëtorie të rinjtë dhe të rejat që kanë qenë pjesëmarrës do të aplikojnë me idetë e tyre për plan biznesi. Idetë më të mira do të shpërblehen me grante!
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të edukimit, me mbështetje nga Islamic Relief Deutschland.
Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT