Islamic Relief Kosova përmes kampanjës “çanta e jetimit” synon të u sigurojë 1700 fëmijëve çanta dhe pajisje shkollore për fillimin e vitit shkollor.
Islamic Relief Kosova përmes kampanjës “çanta e jetimit” synon të u sigurojë 1700 fëmijëve çanta dhe pajisje shkollore për fillimin e vitit shkollor.
Mbledhja e fondeve ka filluar që në muajin gusht, në mënyrë që secili fëmijë të jetë i pajisur për fillimin e vitit shkollor me çantë dhe pajisje të tjera të cilat u siguruan bashkë me ndihmën e donatorëve zemërgjerë.
Në Komunën e Pejës u bë shpërndarja e 50 çantave shkollore për fëmijët jetimë.
Shpërndarja e rradhës u bë në Mitrovicë ku 125 fëmijë u pajisën me çanta shkollore.
91 fëmijë jetim të qytetit të Vushtrrisë poashtu përfituan çanta.
Shpërndarja vazhdoi në qytetin e Gjilanit ku u shpërndanë 51 çanta dhe pajisje shkollore.
Edhe fëmijët e Prizrenit u bënë me çanta. Numri i çantave të shpërndara në këtë qytet ishte 100.
Poashtu, dega e Islamic Relief në Mitrovicë bëri shpëndarjen e çantave në disa komuna të Veriut të Kosovës. U shpëndanë çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit e shkollave fillore në fshatrat Boletin, Zhazhë dhe Kelmend të Komunës së Zveçanit, në fshatin Bistricë e Shalës të Komunës së Leposaviqit si dhe në fshatin Çabër të Komunës së Zubin Potokut.
Këtë vit kampanja përfundoi në eventin e organizuar në Prishtinë ku u bë shpërndarja e 350 çantave shkollore për jetimët e Prishtinës dhe Fushë Kosovës.