Si vazhdimësi e bashkëpunimeve të ndryshme, Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Podujevës arritën marrëveshje bashkëpunimi në projektet humanitare e zhvillimore për përkrahjen e familjeve skamnore, atyre me asistencë sociale, komuniteteve dhe të kthyerve që janë shtetas të Republikës së Kosovës, të cilat projekte po ashtu implementohen në bashkëpunim edhe me donatorë të tjerë intitucionalë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Islamic Relief Kosova Dr. Mohamed Soliman si dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili u shpreh mirënjohës për mbështetjen.