Vazhdojmë bashkëpunimin me Komunën e Skenderajt, me ç’rast nënshkruam një tjetër marrëveshje bashkëfinancimi.
Përmes projektit i cili mbështetet nga Islamic Relief USA do të ndihmohen fermerët e Komunës së Skenderajt dhe familjet në gjendje jo të mirë ekonomike, ndërsa marrëveshja po ashtu parasheh edhe hapjen e 30 puseve.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura falënderoi Drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman për vazhdimësinë e bashkëpunimit në shërbim të qytetarëve.