Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike (masa 3.4), Islamic Relief Kosova ka aplikuar në thirrjen për të bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës në mbështetjen e familjeve në nevojë me pako ushqimore.
Islamic Relief është perzgjedhur si një prej fituesve nga ky aplikim, për të shpërndarë 1660 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Drenasit dhe Skenderajt.
Deri më tani, vetëm në muajin e Ramazanit, Islamic Relief Kosova ka shpërndarë 6000 pako ushqimore.