Në kuadër të shumë aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, Islamic Relief Kosova organizoi një iftar me kryetarët komunave me të cilat organizata jonë ka bashkëpunim në projekte të ndryshme si dhe partnerët tanë nga Presheva dhe Maqedonia e Veriut.
Në iftar ishin prezent përfaqësuesit e 12 komunave të cilët u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin me Islamic Relief në projekte të bashkë financuara në sektorë të ndryshëm që kryesisht përfshijnë jetesën e vetëqëndrueshme, agrikulturën, shëndetësinë, qasjen në ujë të pijshëm, higjienën dhe sanitarinë.
Ky iftar i mbështetur nga Islamic Relief Worldwide shërbeu për të diskutuar mbi aktivitetet humanitare, projektet zhvillimore, mënyrat për të mbështetur komunitetin në nevojë, e po ashtu edhe për të shkëmbyer ide e përvoja nga praktikat më të suksesshme.
Organizata jonë është në prag të fillimit të bashkëpunimit edhe me komuna të tjera dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha institucionet dhe t’u shërbejë familjeve në nevojë, duke qenë njëkohësisht urë lidhëse dhe bashkëpunimi mes institucioneve dhe mes njerëzve.
Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT