Marrëveshjet e bashkëpunimit me komuna të ndryshme u përmbyllën me Komunën e Gjilanit.

Me kryetarin z. Alban Hyseni u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e fermerëve gjilanas ku 91 fermerë do të përfitojnë serra prej 100m², 61 fermerë do të përfitojnë multikultivatorë, ndërsa 50 fermerë të tjerë do të përfitojnë nga 40 pula.

Marrëveshja për rritjen e potencialit bujqësor e cila mbështetet nga Islamic Relief Canada ka për qëllim fuqizimin e fermerëve në mënyrë që përmes serrave dhe pajisjeve të nevojshme të punës të arrijnë të gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme për familjet e tyre.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT