Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë të Komunës së Prishtinës nënshkruan kontratat për dhurimin e 54 multikultivatorëve për fermerët e fshatrave të Kryeqytetit.

Projekti i integruar për jetesë të qëndrueshme i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada në bashkëfinancim me Komunën e Prishtinës ka për qëllim subvencionimin e fermerëve të Kryeqytetit me motokultivatorë në mënyrë që të bëhet fuqizimi i tyre përmes ngritjes së prodhimit të ushqimit dhe rritjes së të ardhurave.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT