Bashkëpunimi midis Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Klinës vazhdoi edhe me shpërndarjen e 66 motokultivatorëve për fermerët e kësaj komune.

Ky angazhim i përbashkët po ndihmon rritjen e potencialit bujqësor, ndërkohë Drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, u dekorua me mirënjohje nga Kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, për mbështetjen e vazhdueshme që organizata ka dhënë kësaj komune dhe qytetarëve të saj.

Projekti “Rritja e Potencialit për Bujqësinë në Kosovë” i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada do të prekë 6 komuna duke mbështetur fermerët në qytetet e Klinës, Hanit të Elezit, Gjilanit, Kaçanikut dhe Podujevës.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT