Islamic Relief Kosova po vazhon me projektet për zhvillimin e bujqësisë e blegtorisë. Kësaj here, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt bëmë shpërndarjen e nga 40 pulave për 120 familje përfituese.

Për shkak të ruajtjes së shëndetit nga sëmundjet e ndryshme, shpërndarja u bë shtëpi më shtëpi tek të gjitha familjet. Ndërsa ditë më parë u bë edhe nënshkrimi i kontratave me fermerët si dhe atyre iu mbajt trajnim për kujdesin ndaj këtyre kafshëve në kushtet shtëpiake. Derisa ditëve në vijim do të bëhet edhe shpërndarja e motokultivatorëve.

Projekti për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik i cili mbështetet nga Islamic Relief USA ka për qëllim që përmes bujqësisë t’i fuqizojë familjet për të pasur të ardhura të qëndrueshme dhe stabilitet financiar.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT