Nënat duhet të dinë për fazat e zhvillimit të fëmijës së tyre në mënyrë që komunikimi, pranimi i sjelljeve dhe dhënia e këshillave të jetë e pranueshme nga ana e fëmijëve.

Lidhur me këtë çështje, Islamic Relief Kosova organizoi trajnimin një-ditor me temën “Prindërimi dhe fëmijëria e hershme”, në të cilin trajnim pjesëmarrëse ishin mbi 50 nëna kryefamiljare.

Përveç njohurive të reja të fituara gjatë këtij trajnimi, gratë patën mundësinë që të diskutojnë më shumë rreth sfidave me të cilat ato ballafaqohen, rolin e tyre në kujdesin e fëmijëve të tyre, rolin e shkollimit në krijimin e një të ardhme më të mirë për fëmijët, etj..

Ligjëruese në këtë trajnim ishte Anita Sadikaj, ndërsa ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Inkubatori Social dhe Qendra e Edukimit për Grupet e Cenushme”, mbështetur nga Islamic Relief Deutschland.

 

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT