Në kuadër të projektit të integruar për shëndetësi dhe jetesë të qëndrueshme, Islamic Relief Kosova në bashkëpunimin me Komunën e Gjilanit bënë inagurimin e Mamografisë e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj ane.

Pajisja bashkëkohore e mamografisë mund të bëjë prej 35 deri në 40 incizime brenda ditës, ndërsa projekti i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada ka për qëllim zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Për herë të parë në Komunën e Gjilanit, shërbimet e mamografisë do të ofrohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të kësaj komune, respektivisht në kujdesin parësor shëndetësor, për çfarë kryetari Alban Hyseni ishte shumë falënderues.