Islamic Relief Kosova ka vazhduar edhe me shpërndarjen e 46 koncentratorëve të oksigjenit në 6 komuna të tjera.
Në kuadër të projektit emergjent për shpërndarjen e koncentratorëve të oksigjenit i cili mbështetet nga Islamic Relief USA, komuna e Pejës, Istogut, Klinës, Vushtrrisë, Podujevës dhe Obiliqit përfituan aparate oksigjeni të cilat do të shërbejnë për nevojat e pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare të këtyre komunave.