Si vazhdimësi e bashkëpunimit me institucionet e vendit tonë, sot Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Vushtrrisë vunë gurthemelin për ndërtimin e Tregut të Gjelbër.
Projekti i cili mbështetet nga Islamic Relief USA dhe është në bashkëfinancim me Komunën e Vushtrrisë ka për qëllim mbështetjen e prodhuesve dhe fermerëve vendorë përmes ndërtimit të këtij tregu i cili do të jetë me kushte dhe standarde të larta.
Tregu do të jetë multifunksional duke poseduar gjithsejt 60 shtande për ekspozimin e pemëve dhe perimeve, lokale për shitjen e produkteve të bulmetit, kthinat administrative për menaxhimin e mirëmbajtjen e tregut dhe nyjat sanitare, e po ashtu do të ketë edhe parking nëntokësor.
Me këtë rast kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi falënderoi Drejtorin e Islamic Relief Kosova Dr. Mohamed Soliman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Komunës dhe e quajti këtë ditë të veçantë, duke shtuar se tregu do të krijojë lehtësira edhe për prodhuesit vendorë.
Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT