Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Skenderajt nënshkruan memorandum mirëkuptimi për mbështetjen e familjeve me jetimë dhe në nevojë, përmes fermave të vogla bujqësore dhe me bagëti.
Në kuadër të këtij projekti, organizata jonë do t’i përkrahë këto familje me grante duke përfshirë, serra 100m2 për 65 familje, lopë qumështore për 61 familje dhe 30 grante tjera në fushën e bujqësisë.