Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Prishtinës sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë.
Projekti i Integruar për jetesë të qëndrueshme në Kosovë i cili mbështetet nga Islamic Relief Canada ka për qëllim subvencionimin e fermerëve me motokultivatorë.
Me anë të këtij projekti të bashkëfinancuar me Komunën e Prishtinës synohet fuqizimi i bujqëve të kësaj komune përmes dhurimit të multikultivatorëve, për çfarë Kryetari Rama ishte shumë mirënjohës.