Në kuadër të projekteve të vazhdueshme për zhvillim ekonomik, komisioni i përbërë prej stafit të Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Prishtinës, ndodhen në terren për të verifikuar kërkesat dhe nevojat e fermerëve të fshatrave të kësaj komune.

Ky projekt është vazhdimësi e mbështetjeve nga Islamic Relief Canada ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e fermerëve që përmes këtyre pajisjeve të nevojshme të punës të arrijnë të gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme që familjet e tyre të kenë stabilitet financiar.

Në kuadër të këtij projekti, fermerët e Komunës së Prishtinës do të përfitojnë 54 multikultivatorë së bashku me freza dhe kosa.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT