Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Mitrovicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi për mbështetje në sektorin e bujqësisë i cili synon përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve të Mitrovicës.
Ky projekt në vlerë prej 50,724.64 eurosh ka për qëllim përkrahjen e familjeve me ferma të vogla, në rritjen dhe zhvillimin e prodhimeve bujqësore e blegtorale, ku 42 fermerë do të përfitojnë mjete bujqësore si multikultivatorë dhe freza.
Drejtori i Islamic Relief Kosova, z.Mohamed Soliman, e falënderoi kryetarin e Komunës së Mitrovicës z.Bedri Hamza për fillimin e bashkëpunimit, duke uruar që ky projekt t’u ndihmojë familjeve mitrovicase.

Në anën tjetër, Kryetari Hamza deklaroi se shpreson që bashkëpunimi me Islamic Relief Kosova të rritet sepse përfitues të drejtpërdrejt janë qytetarët e Mitrovicës.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT