Për të shtatin vit me radhë, Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Vushtrrisë vazhduan bashkëpunimin në projektin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore shtëpiake pa pagesë për banorët e kësaj komune.

Projekti i cili mbështetet nga Islamic Relief CH mundëson ofrimin e vizitave dhe shërbimeve shëndetësore shtëpiake për familjet e varfra, gratë lehona, foshnjat e sapolindura, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata me sëmundje kronike.

Ky projekt ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm deri më tash, pasi ekipet mjekësore mobile të përbëra prej 26 mjekëve dhe infermierëve, çdo ditë i vizitojnë në shtëpitë e tyre familjet e varfra, të cilat si shkak i gjendjes së rëndë shëndetësore nuk kanë mundësi që shërbimet mjekësore të shkojnë t’i marrin në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Të lumtur me vazhdimin e këtij bashkëpunimi u shprehën edhe infermierët të cilët falënderuan Drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman si dhe kryetarin Ferit Idrizi.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT