Drejtori i Islamic Relief Kosova Dr. Mohamed Soliman si dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi të projektit për hapjen e bunareve. Projekti ka për qëllim sigurimin e ujit të pijshëm për 14 familje si dhe për 10 shkolla të Komunës së Skenderajt.