Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës sot bënë shpërndarjen e 85 motokultivatorëve për të mbështetur fermerët e kësaj komune. Ky projekt u financua nga Islamic Relief Canada në kuadër të projekteve të vazhdueshme për zhvillim ekonomik.

Fillimisht në Sallën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës u bë nënshkrimi i kontratave me 85 fermerët përfitues, e pastaj u bë edhe shpërndarja e motokoltivatorëve ku të pranishëm ishin drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, kryetari i Komunës së Mitrovicës si dhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Ferdi Kadriu.

“Shpreh falënderime dhe mirënjohje për fondacionin “Islamic Relief”, të cilët na kanë mbështetur në realizimin e shumë projekteve.Uroj të gjithë fermerët përfitues ndërsa përpjekjet tonë për rritje të subvencioneve në sektorin e bujqësisë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, u shpreh kryetari Hamza.

Ky projekt ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e fermerëve që përmes pajisjes me këto mjete të nevojshme të punës të arrijnë të gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme që familjet e tyre të kenë stabilitet financiar.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT