Në kuadër të projekteve të vazhdueshme për zhvillim ekonomik, komisioni i përbërë prej stafit të Islamic Relief Kosova dhe Komunës së Istogut, ishin në terren për të verifikuar kërkesat dhe nevojat e blegtorëve të bjeshkëve të kësaj komune.

Projekti i cili mbështetet nga shteti i Kuvajtit ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e fermerëve që përmes paneleve solare dhe serrave të gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme për familjet e tyre.

Derisa në kuadër të këtij projekti, fermerët e Komunës së Istogut do të përfitojnë 80 panele solare dhe 30 serra.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT