Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Hanit të Elezit vazhduan bashkëpunimin në projektin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore shtëpiake pa pagesë për banorët e kësaj komune.

Projekti i cili mbështetet nga Islamic Relief USA i përbërë prej 3 mjekëve, 3 infermierëve, 1 laboranti teknik dhe 1 shofer, mundëson çdo ditë ofrimin e vizitave dhe shërbimeve shëndetësore shtëpiake për familjet e varfra, gratë lehona, foshnjat e sapolindura, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata me sëmundje kronike në Komunën e Hanit të Elezit, të cilët si shkak i gjendjes së rëndë shëndetësore nuk kanë mundësi që shërbimet mjekësore të shkojnë t’i marrin në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Islamic Relief © 2024 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Kosova është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi 5300005-3

DHURONI SHPEJT